Nga 13 e 14 rroga, tani kompania “Meka” edhe sigurim shëndetësor për punëtorët e saj

Nga 13 e 14 rroga, tani kompania “Meka” edhe sigurim shëndetësor për punëtorët e saj

Në ditën kur Kosova po shënon 20-vjetorin e çlirimit, kompania vendor “MEKA”, me pronar Burim Piraj, ka vendosur që punëtorëve të kësaj kompani t’ua mbulojë sigurimet shëndetësore 100 për qind.

Piraj ka njoftuar se pikërisht në këtë ditë, punëtorët e kësaj kompanie tash e tutje do të gëzojnë sigurimin shëndetësor, dhe për këtë ai ka thënë se sigurimet do të mbulohen 100 për qind nga Kompania.

Postimi i plotë i Pirajt:

E falënderoj të madhin Zot që më mundësoj që bash sot, në ditën e njëzet vjetorit të çlirimit të arrij të bëjë realitet sigurimin shëndetësor të çdo të punësuari në “Meka Halal Food” dhe “MEKA Burger’s”!

Shpresoj që një ditë çdo qytetar i Kosovës të ketë të drejtën e sigurimit të plotë shëndetësor ashtu siç e ka çdo qytetar i një vendi normal.

COMMENTS

WORDPRESS: 0