Nëse vëreni ngritje të çmimeve nëpër markete ose barnatore, kontaktoni këtë numër

Nëse vëreni ngritje të çmimeve nëpër markete ose barnatore, kontaktoni këtë numër

Nëpër rrjetet sociale po shpërndahet një numër telefoni përmes të cilit po bëhet thirrje që të paraqiten rastet ku qytetarët po hasin në ngritje të çmimeve në dyqane apo në barnatore. Frika nga përhapja e mundshme e koronavirusit bëri që edhe në Kosovë të ndërmerren masa lidhur me parandalimin e mundshëm të këtij virusi

OBSH-ja shpalli dje gjendje pandemike, ndërsa në Kosovë u ndërpre procesi edukativo-mësimor, si dhe u morën një sërë vendimesh të tjera.

Por ajo çfarë është shqetësuese është fakti se shumë biznese kanë filluar të keqpërdorin situatën e krijuar, duke i ngritur çmimet e produkteve ushqimore dhe atyre higjienike.

Pas situatës së krijuar lidhur me çmimet, ministri i Financave, Besnik Bislimi, ka vizituar sot Administratën Tatimore të Kosovës ku kërkoi masa rigoroze ndaj bizneseve të cilët keqpërdorin këtë situatë. Të gjithë ata që kanë ankesa për ngritjen e çmimeve te lajmërohen në numrin e telefonit 0800 80 800. 

NJOFTIM

Lajmero kete numer per ngritjen e çmimeve në dyqane ose barnatore; 0800 80 800.

ATK-ja dërgon ekipin në vendin e ngjarjes dhe do të pësojnë dënime të mëdha”.

Shpërndajeni informacionin

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0