Nëse nuk ka ankesa, KQZ-ja i shpall nesër rezultatet

Nëse nuk ka ankesa, KQZ-ja i shpall nesër rezultatet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas numërimit të të gjitha votave të gjashtë tetorit, ka deklaruar se nëse nuk do të ketë ankesa nëpër institucione rezultatet përfundimtare do të shpallen gjatë ditës së enjte, raporton Gazeta Express

Kështu ka deklaruar në një përgjigje për Express, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë në përputhje me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme lidhur me shpalljen e rezultateve përfundimtare. Ligji për zgjedhjet e përgjithshme e lejon mundësinë që të bëhet ankesë brenda 24 orëve në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Prandaj, duke e ditur se të martën rreth mesnatës është përmbyllur procesi i numërimit të fletëvotimeve sipas vendimit të Gjykatës Supreme, KQZ-ja është e obliguar që të respektojë këtë afat ligjor”, deklaron Elezi.

Nga KQZ deklarohen se nëse nuk do të ketë ankesa, rezultatet do të mund të shpallen gjatë ditës së enjte.

“Ashtu siç ju kemi informuar, KQZ-ja do të komunikojë me institucionet përkatëse për të marrë konfirmim se nuk kanë ndonjë çështje në shqyrtim dhe pastaj do të mund të shpall rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve. Nëse nuk do të ketë ankesa brenda këtij afati, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i shpall rezultatet përfundimtare gjatë ditës enjte (7 nëntor)”, deklaroi ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: