“Nëse formohet Shqipëria e madhe, Serbia e anekson veriun e Kosovës”

“Nëse formohet Shqipëria e madhe, Serbia e anekson veriun e Kosovës”

Çfarëdo hapi i Kosovës drejt bashkimit me Shqipërinë, të cilin e ajo e mendon si zgjidhje të vetme për statusin e saj, do ta detyronte Serbinë ta aneksonte veriun Kosovës. Kjo do ta hapte çështjen e kufijve të Serbisë, do ta radikalizonte politikën brenda vendit dhe do të reflektohej edhe në Republikën Sërpska.

Këtë tezë, siç shkruan sot gazeta e Beogradit “veçernje novosti”, e ka paraqitur në një tribunë në Banjallukë Timothy Less, hulumtues i Forumit Gjeopolitik të Universiteti të Cambrigdeit, transmeton Koha.net.

Pak kohë më parë, kryesuesi i presidencës së B e H-së Milorad Dodik në Beograd ka thënë se është e pamundur të evitohet ndikimi i Kosovës edhe në Bosnjë e Hercegovinë.

Lees Kosovën e sheh si pjesën më të destabilizuar të Ballkanit, pasi, sipas tij, Prishtina, duke u përpjekur të ndryshojë statusin e vet, gjendet në gjysmën e rrugës së transicionit drejt shtetësisë. Duke u përpjekur që të dalë nga pasiguria juridike, Kosova, sipas Lessit, do të fillojë zinxhirin e ngjarjeve që do të mund të sillnin te rikomponimi i Ballkanit.

“Nëse boshnjakët zvogëlojnë presionin ndaj serbëve dhe kroatëve u japin autonomi më të madhe, B e H potencialisht do të mund të mbijetonte si vend radikal dhe shumë i decentralizuar . Në të kundërtën, nëse presioni bëhet edhe shumë i madh, me siguri se do të vijë momenti që udhëheqja serbe të ballafaqohet me çështjen e pavarësisë formale”, ka thënë ai dhe ka shtuar: .

“Qytetarët e Republikës Sërpska, shumë herë kanë theksuar se dëshirojnë të qeverisin veten, të kenë autonomi, kompetencat e veta. Në këto rrethana, është pak e besueshme se B e H-ja do të mbijetonte si shtet unik në kufijtë e tashëm”.

Analisti politik Sërgjan Perishiqi ka thënë se në rrëfimin për statusin e Kosovës dhe pasojat në Republikën Sërpska e në Bosnjë e Hercegovinë, esenciale është që politikanët serbë mos të lejojnë që këto çështje t’i zgjidhin vetëm forcat perëndimore por që aktivisht të përfshihet edhe Rusia.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0