Nënkryetari i VV’së nuk e konsideron PSD’në opozitë

Nënkryetari i VV’së nuk e konsideron PSD’në opozitë

Besnik Bislimi, Nënkryetar i Partisë së Albin Kurtit, ka thënë se Qeveria bashkë me Presidentin po e luftojnë opozitën, VV e LDK’në, pasi kanë hyrë në pazare me udhëheqësit e Serbisë. Në kuadër të partive opozitare, Bislimi nuk e ka futur fare Partinë e Shpend Ahmetit.
“Jo vetëm që nuk ka Serbi në Kosovë pa përçarje të shqiptarëve, por, qysh e paska thënë Rexhep Selimi, nuk ka as përçarje të shqiptarëve pa qenë edhe Serbia e përfshirë aty. Qeveria dhe Presidenti me veglat e tyre, nuk e luftojnë opozitën (LVV & LDK) thjesht për pushtet, por për shkak se kanë hyrë në shtegun e pazareve me Vuçiqin e Daçiqin”, ka shkruar Bislimi.

Partia e Shpend Ahmetit ka nisur t’i japë përkrahje Qeverisë përmes pajtimit për të hyrë në dialog dhe bashkëudhequr këtë proces.

Është paralajmëruar se PSD do të qëndrojnë në sallën e Parlamentit kur të votohet buxheti.

Aktualisht, Qeveria po funksionon me 50 deputetë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0