Nehat Thaçi në krye të Shërbimit Korrektues

Nehat Thaçi në krye të Shërbimit Korrektues

Nehat Thaçi do të jetë drejtori i ri i Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Kjo u bë e ditur sot në mbledhjen e Qeverisë ku u miratua propozimi për të emëruar drejtorin e Policisë Rajonale të Mitrovicës  në këtë post.

Ministri i Administratës Publik, Mahir Yagcilar bëri të ditur se për këtë pozitë kanë garuar 11 persona.

Në konkurrencë të ngushtë kanë qenë edhe Enver Rrustemi, ish-zyrtar i Inspektoratit Policor të Kosovës dhe Rasim Selmani, drejtor i Burgut të Sigurisë së Lartë në Gërdovc.

Shërbimi Korrektues tash e tre vjet është udhëhequr me ushtrues detyre. Ndërkohë që konkursi për këtë pozitë, disa herë kishte dështuar herë për interferime politike e herë për mungesë kandidatësh.

COMMENTS

WORDPRESS: 0