Në Washington shënohet fillimi i bombardimeve të NATO-s

Në Washington shënohet fillimi i bombardimeve të NATO-s

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, me rastin e 20-vjetorit të ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë, ka organizuar pritje për nder të gjeneralit Wesley Clark.

“Pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë që me rastin e 20 vjetorit të ndërhyrjes ushtarake të NATO në Kosovë të organizoj pritje për nder të Gjeneralit Wesley Clark”, ka shkuar Citaku.

Tutje, ajo ka falënderuar zyrtarët e Departamentit të Shtetit për ndihmën që i kanë dhënë Kosovës.

“Dua të falënderoj Kryetarin e Komisionit për punë të jashtme të kongresit amerikan z. Eliot Engel per fjalimin domethënës. Jemi te inkurajuar nga prezenca dhe fjalim i ndihmes sekretarit per Europe zotit Phillip Reeker .Falenderojme zotin Jim O’brien, zotin Matt Palmer, Daniel Server, Mike Hatzel, Jim Hooper dhe shume e shume te tjere qe na nderuan sonte. Falenderim i veçantë për komunitetin shqiptaro amerikan. Pa punën dhe sakrificën e tyre liria jonë do të ishte e pamundur”, ka shkruar ambasadorja e Kosovës në Washington.

COMMENTS

WORDPRESS: 0