Në Skenderaj edhe sot u ndanë ndihma me logo të PDK-së

Në Skenderaj edhe sot u ndanë ndihma me logo të PDK-së

Ish-kryetari i Skenderajt dhe kryetari i degës së PDK-së në këtë qytet, Sami Lushtaku, ka njoftuar edhe sot për ndarjen e ndihmave për qytetarët që kanë nevojë për to.

Në një postim në Facebook, ai ka njoftuar për fshatrat ku u ndanë ato.

Njësoj si dje, edhe sot në pakove të ndihmave u ishte vënë logoja e PDK-së.

Për këtë, Lushtaku dje ishte kritikuar ashpër nga shoqëria civile dhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, se po shfrytëzon skamjen e të tjerëve për vota politike në kohë pandemie.

Lushtaku kishte mbrojtur iniciativën dhe kishte ftuar edhe të tjerët t’i bashkohen.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: