Në sallën e Kuvendit vetëm Haradinaj me deputetët e tij

Në sallën e Kuvendit vetëm Haradinaj me deputetët e tij

Është paralajmëruar që seanca për dialogun të nis në ora 16:30, por ora është  17:00 dhe punimet ende nuk kanë nisur.

Në sallë tashmë gjendet vetëm kryeministri Ramush Haradinaj dhe deputetët e partisë së tij, njofton Klan Kosova.

Seanca për dialogun fillimisht ishte paralajmëruar të niste në ora 14:00, por punimet u shtynë për shkak të mungesës së kuorumit.

Nëse seanca fillon punimet, aty pritet të votohet rezoluta e PSD-së dhe ligji për Dialogun.

Sipas rezolutës për dialogun me Serbinë, kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti do të jetë bashkëkryesues i këtij procesi bashkë me Fatmir Limajn e Nismës Socialdemokrate.

COMMENTS

WORDPRESS: 0