Në Mal të Zi mbahet samiti i Bankave Qendrore të rajonit, merr pjesë edhe Kosova

Në Mal të Zi mbahet samiti i Bankave Qendrore të rajonit, merr pjesë edhe Kosova

Në Beçiq (Budvë) të Malit të Zi është mbajtur Samiti i Guvernatorëve të Bankave Qendrore të Shteteve të Regjionit, të ministrave të financave dhe drejtorëve të administratave tatimore të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Për sistemin bankar është mbajtur panel ku është diskutuar për “Politikën monetare dhe stabilitetin e sistemit bankar në kushtet e inflacionit të ulët dhe normat e interesit”.

Në Panelin e Guvernatorëve, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është përfaqësuar nga Guvernatori Fehmi Mehmeti.

Guvernatori Mehnmeti, ka deklaruar se trajtimi i krizave financiare është e kushtueshme. “Është mirë që të punohet të parandalohen krizat financiare dhe për këtë duhet të ketë diskutim edhe me bankat komerciale”, tha Mehmeti. Sipas tij në Kosovë është rritur mbikëqyrja e bankave.
Memeti paralajmëroi rënie të mëtutjeshme të normave të interesit në kredi.

“Kriza e fundit globale ka ndikuar që të ndryshojnë edhe agjendat. Për Bankën Qendrore të Kosovës sfidë mbetet të kemi stabilitet financiar e bankar”, tha ai. Sistemi bankar në Kosovë ka arritje e që sipas Mehmetit ka edhe ulje të interesit të kredive që ndikojnë pozitivisht në hapjen e vendeve të reja të punës.
“Kreditë jo performuese në Kosovë janë 2.6 % dhe janë më të ulta në rajon e më gjerë. Ka shumë arsyeje që këto kredi janë të ulëta në Kosovë. Sot në Kosovë janë 10 banka komerciale prej tyre 8 me kapital të huaj”, tha ai.
Kreditë rriten në 11 për qind në baza vjetore. Bankat janë likuide, kemi progres të theksuar në uljen e interesit në kredi e cila ka bërë progres të theksuar në qasjen në financa. Këtu rol ka edhe Fondi për Garantimin e Kredive i cili ka target bizneset me sektorë më pak të kredituar që në këtë.rastë është bujqësia dhe prodhimi.
Faktorë kryesorë në uljen e kamatave të kredive ka qenë edhe reformat politike që kanë ndodhur viteve të fundit.

…Aplikimi i Euros ka ulur rriskun e rrezikut të këmbimit që ka pasur ndikim të rëndësishëm në ruajtjen e aftësisë paguese të kredimarrësve, tha ai.

Mehmeti bëri me dije se rritja ekonomike e Kosovës do të jetë 4.2 % për këtë vit. Në këtë panel përveç Kosovës kanë marrë pjesë Guvernatorët e Bankave të Bosnje Hercegovinës, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kroacisë!.

Në panelin tjetër me temë “Stabiliteti i financave publike dhe rritja ekonomike” ka marrë pjesë edhe zëvendësministri i Financave Fatmir Gashi. Ndryshe Samiti i Guvernatorëve të Bankave Qendrore të Shteteve të Regjionit, të ministrave të financave dhe drejtorëve të administratave tatimore të rajonit të Ballkanit Perëndimor është njëra ndër ngjarjet më të mëdha në rajon ku diskutohen çështjet financiare.

COMMENTS

WORDPRESS: 0