Sejdiu: ‘Kosova e Re’ shtrenjton rrymën për 60% dhe ndërtimi do të kushtoj 4.5 miliardë euro

Sejdiu: ‘Kosova e Re’ shtrenjton rrymën për 60% dhe ndërtimi do të kushtoj 4.5 miliardë euro

Dardan Sejdiu, në emër të PSD-së si parashtrues të interpelancës në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes komerciale ndërmjet kompanisë “Contour Global” dhe Qeverisë së Kosovës për projektin e Termocentralit “Kosova e Re”, prezantoi implikimet që do të ketë termocentrali “Kosova e Re” në ekonominë e vendit.

Ai tha se Qeveria ka themeluar ndërmarrjen e re energjetike të Kosovës  për t’ia garantuar blerjen e energjisë elektrike Countur Global-it me çmim gjithashtu të garantuar prej 80 milionë euro.

Gjithashtu Countur Global-it i garantohet qymyr i cilësisë së garantuar për 20 vitet e ardhshme.

Ai tha se me ndërtimin e këtij termocentrali çmimi i energjisë elektrike do të rritet për 60%.

“Kontrata e nënshkruar i ka 8 marrëveshje, janë në gjuhën shqipe ende nuk janë përkthyer. Kontrata nuk parasheh fare asnjë nen për ndryshim të pronësisë, Countur Global nesër mund të marrë vendim që të shesë këtë projekt, dhe mund të ndërrojë pronësinë pa asnjë problem”.

“Ne kemi nënshkruar marrëveshje të këtillë. I garantojmë çmim prej 80 euro në megavat orë, garantojmë thëngjill për 20 vjet të një cilësie të caktuar, i garantojmë që ne do t’ia hapim mihjen dhe kjo ka kosto prej 300 milionë euro dhe krejt kjo përkthehet në fund me një kosto prej mbi 4.5 miliardë euro për 450 megavat energji elektrike” tha ai.

Ai propozoi që të ndërprehet kjo marrëveshje e dëmshme për vendin.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, e kundërshtoi Sejdiun duke i thënë se në këtë prezantim ka shumë të pavërteta.

“Ju po thoni ne ju sigurojmë ujë dhe qymyr, veç po ju pyes juve, a ia falim, a ia shesim si Kosovë? Çdo produkt në treg, çka të blejsh, për shembull, ky ujë i ka do parametra kur ta qitësh në treg. Ne shesim produkt tonin dikujt në Kosovë, edhe marrim para si Kosovë. Shesim qymyr, marrim tani më prej qymyrit dhe ujit. Nëse ky është problem se duhet me ia garantuar, atëherë edhe prodhuesi i ujit ose kushdo qoftë, edhe ai e ka dhënë një parametër për treg. Tjetër, ju po thoni me i ndal këta e me ia nis me njëfarë projekti shoqëror. A nuk pe sheh që kemi dështuar me këso farë organizatash shoqërore të menaxhimit publik deri në fund, deri në pus. Edhe ku po i gjen ti ata kapacitete apo njerëz profesionalë që ne me ndërtuar termocentrale”, ka

Haradinaj tha se ZRrE-ja nuk mund ta dijë që tani për rrjedhjen e çmimeve në të ardhmen.

“Nuk besoj që ZRrE-ja është kaq e meçme me na tregu neve për rrjedhjen e çmimeve si kanë me qenë në të ardhmen. ZRrE nuk na tregon neve për çmimet”.

Dardan Sejdiu, nga PSD-ja, iu kundërpërgjigj kryeministrit duke thënë se ai i beson ZRrE-së e jo Countur Global-it.

“Unë i besoj dikujt si ZRrE e jo dikujt që nuk i ka paret me investu në Kosovë si Countur Global. Qeveria do t’i ndajë 250 milionë euro çdo vit për ta financuar ndërmarrjen e re energjetike, e cila është e obliguar t’ia blejë Countur Global-it energjinë elektrike”.

Kryeministri Haradinaj, e ka quajtur fitore për vendin  këtë  projekt.

“Nuk është Countur Global si diçka që i bën krejt, po ai gjen partner. Dikush ia bjen turbinën, dikush ata. Nëse ai kërkon paret ai na ka bërë nderë beso, një kompani e botës me thanë po kërkoj partner për me shku me investu në Kosovë. Kosova nuk do të japë pare Dardan, asnjë cent nuk jep Kosova për këtë projekt. Është fitore që ka përfitu ky vend, mos ta përzijmë këtë”.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0