Në Kryesi dërgohen 12 emra për anëtarë të Bordit të KOSTT-it

Në Kryesi dërgohen 12 emra për anëtarë të Bordit të KOSTT-it

Komisioni për Zhvillim Ekonomik ka përcjellë në Kryesi, Raportin e Panelit për zgjedhjen e Bordit të ndërmarrjes “KOSTT”, me emrat e 12 kandidatëve për anëtar të Bordit të kësaj ndërmarrje.

Kryetarja e komisionit Sala Berisha-Shala ka treguar për mbarëvajtjen e konkursit për zgjedhjen e Bordit të ndërmarrjes “KOSTT”.

“Në konkurs kanë aplikuar 33 kandidatë ndërkaq në listën e ngushtë janë përfshirë 29 kandidatë, vullnetarisht janë tërheq nga gara 6 kandidatë”.

“12 kandidatë janë propozuar me më së shumti poenë. Kërkoj që këtë listë me këta 12 emra ta procedojmë në seancë”.

Muharrem Nitaj, nga AAK-ja është ankuar për moskoordinim të dinamikës së punës.

“Vlerësoj që puna e panelit intervistues dhe kërkesat e partnerit për dinamiken e punës së panelit intervistues kanë qenë në shpërpushje me mundësit. Herëve tjera duhet të koordinohemi më mirë”, tha ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0