Në Kosovë nga koronavirusi janë shëruar 71 persona

Në Kosovë nga koronavirusi janë shëruar 71 persona

Sipas të dhënave të Institutit Kombtar të Shëndetit Publik deri më tani në Kosovë nga Koronavirusi janë shëruar 71 persona.

“Sot më 15 prill 2020, janë shëruar edhe pesë (5) pacient, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej shtatëdhjetë e një (71)”.

Nga data 08 shkurt deri më 15 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.720 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej katërqind e njëzet e tre (423) me 9 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: