Në këto qytete do të fillojë zyrtarisht fushata zgjedhore

Në këto qytete do të fillojë zyrtarisht fushata zgjedhore

Ka mbetur vetëm edhe një ditë deri te fillimi zyrtar i fushatës zgjedhore. Si rrjedhojë e kësaj përfaqësuesit e subjekteve politike kanë njoftuar se tashmë i kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme në këtë drejtim, duke i përcaktuar edhe qendrat në të cilat do t’i mbajnë tubimet e para në kuadër të fushatës.

Gjatë ditës së nesërme (25 shtator) pritet të nisë zyrtarisht fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Subjektet politike, që do të garojnë më 6 tetor, tashmë i kanë përcaktuar edhe qytetet se ku do ta fillojnë fushatën. Prishtina, Mitrovica e Theranda janë qendrat në të cilat partitë politike e koalicionet parazgjedhore do t’i mbajnë takimet e para në kuadër të fushatës zgjedhore. /Zëri

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: