Komiteti për Siguri dhe Mbrojtje në kuadër të Parlamentit Evropian sot do të diskutojë për gjendjen e sigurisë në Republikën e Kosovës.
Kjo është bërë e ditur në agjendën zyrtare të Parlamentit Evropian.
Veçanërisht për situatën e sigurisë në Kosovës do të sigurohet në Komitetin për Punë të Jashtme, raporton Gazeta Express.
Për këtë çështje do të diskutojnë Angelina Eichhorst, zëvendësdrejtoreshë menaxhuese dhe drejtoreshë në kuadër të zyrës për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, në kuadër të EEAS.
Përveç Eichhorst , në këtë diskutim do të jetë i ftuar edhe David Cullen, dhe Gjnerali i KFOR-it, Lorenzo D’Addario.
Diskutimet do të vazhdojnë edhe nesër për tema të ndyrshme të cilat kanë të bëjnë kryesisht me fushën e sigurisë.

COMMENTS