Ndodh edhe një dorëheqje në VV, numri shkon në 12

Ndodh edhe një dorëheqje në VV, numri shkon në 12

Deri sot lista e të dorëhequrve nga pozitat në VV deri më sot përfshinte Dardan Molliqaj, Visar Ymeri, Dardan Sejdiu, Aida Dërguti, Donika Kadaj – Bujupi, Dukagjin Gorani, Driton Çaushi, Faton Topalli, Frashër Krasniqi, Shqipe Pantina, dhe Fisnik Ismaili.

Mirëpo nga sot e tutje listës i shtohet edhe Besa Baftiu, e cila bëhet deputetja më e fundit që jep dorëheqje nga të gjitha pozitat në Lëvizjen Vetëvendosje. Lajmin ajo e ka kumtuar përmes një statusi në Facebook.

Dorëheqja e fundit sjell numrin total në 12 deputetë të dorëhequr, mirëpo EkonomiaSot nga burime të saj mëson se ky numër mund të rritet edhe më tutje gjatë ditëve në vijim.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0