Ndërron jetë një infermiere e QKMF-së në Vushtrri

Ndërron jetë një infermiere e QKMF-së në Vushtrri

Ka ndërruar jetë infermierja e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Vushtrri, Emine Bejta.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori për shëndetësi në këtë komunë Sylejman Meholli, i cili i ka shprehur ngushëllime kolegëve dhe familjes.

“Sot Drejtoria e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale e Komunës së Vushtrrisë, QKMF dhe shëndetësia e komunës sonë në përgjithësi humbi një profesioniste shembull dhe kontribuese ndër vite në Kujdesin Parësor Shëndetësor, infermieren e shkelqyeshme znj. Emine Bejta nga fshati Smrekonicë!”

“Në emrin tim personal dhe në emër të Drejtorisë së Shëndetësisë, shpreh ngushllimet dhe dhimbjen më të sinqert, për familjen e ngushtë, miqët, kolegët dhe mbarë dashamirët. I jam përjetësisht mirënjohës për punën, përkushtimin, respektin dhe mbi të gjitha për këshillat që mi ofroj si një nënë fëmijut të saj që nga ditët e para të punës. Ishte profesioniste humane që la në kujtesën time shembullin e një puntore model! QMF Smrekonicë kurr nuk do të jetë njësoj pa të!”, ka shkruar Meholli.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0