Ndërmarrësit po përballen me sfida, synojnë rritjen e vendeve të punës

Ndërmarrësit po përballen me sfida, synojnë rritjen e vendeve të punës

Është hapur Java Globale e Ndërmarrësisë.  Aty po marrin pjesë krerë të lartë shtetëror e përfaqësues të ndryshëm nga institucionet dhe nga organizata të ndryshme .

Uranik Begut, Drejtor Ekzekutiv në Innovation Centre Kosovo (ICK), tha se kjo ngjaje bënë bashkë ndërmarrës, inovatorë , punëdhënës e politikanë , me qëllimin e vetëm , rritjen e vendeve të punës, raporton Ekonomia Online.

“Kjo javë është ngjarja më e madhe festive e cila bën bashkë ndërmarrës, inovatorë, punëdhënës, politikanë dhe akterë të tjerë që për qëllim kanë zhvillimin e ideve të reja, rritjen e vendeve të punës. Aktivitetet variojnë nga gara aktive, trajnime profesionale, mentorim, ligjërata nga njohës të fushës. Është platformë për bashkëpunim ndërshtetëror me qëllim të përforcimit të ndërmarrësisë”, ka thënë Begu.

Ai ka përmendur sfidat me të cilat karakterizohet vendi ynë, e siç tha Begu, shpesh tejkalojnë mundësitë për të qenë në krye të detyrës.

“Jemi krenarë për ndërmarrës që kontribuojnë në identifikimin e një ekonomike. Idetë e tyre inspirojnë gjeneratat e reja. Platforma ka krijuar një aleancë të fuqishme në mes të institucioneve organizatave,  akademisë për fuqizimin e ndërmarrësisë në vend. Sfidat që karakterizojnë vendin tonë shpeshherë tejkalojnë edhe mundësitë tona që të jemi në krye të detyrës. Të gjithë ne duhet të jemi më të përkushtuar ta avancojmë ekosistemin e ndërmarrësisë si ekosistem për zhvillim ekonomik”, ka thënë ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0