Ndalohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Ndalohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin se sot në orët e pasdites me urdhër të prokurorit të kësaj prokurorie është lëshuar aktvendim për ndalim për 48 orë për një person të dyshuar, të nacionalitetit serb me inicialet Z.K., bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Sipas Prokurorisë Speciale, i dyshuari Z.K, dyshohet se ka kryer veprat penale të krimeve të luftës në Kosovë, konkretisht në fshatin Nerodime e Epërme, Komuna e Ferizajt, gjatë vitit 1999”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0