Nagavci: Kurti e ka bërë ofertën, presim të finalizojmë marrëveshjen me LDK-në

Nagavci: Kurti e ka bërë ofertën, presim të finalizojmë marrëveshjen me LDK-në

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, e anëtarja e kryesisë së LV-së, Arbërie Nagavci ka folur pas takimit të kryesisë së Vetëvendosjes, shkruan Gazeta Express.

Nagavci ka thënë para gazetarëve se diskutuan për të bërë propozimin e mandatarit te presidenti, teksa ka sqaruar se një gjë e tillë nuk do të bëhet brenda afatit 48 orësh që e ka dhënë presidenti Hashim Thaçi.

“Në mbledhjen e kryesisë ne diskutuam dhe morën vendim se në bazë të kushtetueses, se LV në ditët në vijim do t’i dërgojmë shkresë formale presidentit me emrin e personit që e mandatojmë për kryeministër. Presim që sipas kushtetutës presidenti të dekretojë propozimin tonë. Në ndërkohë siç jeni në njohuri kanë filluar diskutimet me LDK-në dhe ne presim që të finalizojmë marrëveshjen”, shton ajo.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës – Arbërie Nagavci
Nënkryetarja e Kuvendit ka thënë se LDK-ja duhet të bëjë ofertë konkrete për LV-në, e ka kërkuar nga ata që të jenë të përkushtuar për koalicion.

“Është me rëndësi ne presim që të dijmë cila është kërkesa e LDK-së, diskutimet do të vazhdojmë, kryesia i ka dhënë mandat të plotë grupit punues që të angazhohen që të kemi sa më parë marrëveshje. Presim që edhe LDK-ja në bazë të deklaratave publike që i kanë bërë të jenë të përkushtuar në të njejtën mënyrë.

Tani për këtë mund të flasin pjesëtarët e grupit punues, kryesia i ka dhënë mandat të plotë grupit punues. Së pari duhet të dijmë çka kërkon LDK-ja është e rëndësishme të dijmë, kemi pas edhe deklarata publike të deputetëve të caktuar, për më tepër, anëtarët e grupit punues. Takimi i djeshëm do të vazhdojë sot.

Ofertën Kurti e ka bërë të ditur, ne presim që LDK-ja të propozojë gjashtë emrat, nuk kemi ndonjë përgjigje për këtë”, ka bërë të ditur Nagavci./GazetaExpress/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: