Mustafa: Veseli si kryeministër gjeti paratë që Haradinaj nuk i kishte për SBASHK-un

Mustafa: Veseli si kryeministër gjeti paratë që Haradinaj nuk i kishte për SBASHK-un

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj arritjes së marrëveshjes së SBASHK-ut me qeverinë për pagat dhe për ndaljen e grevës, duke thënë se Kadri Veseli në rolin e kryeministrit gjeti paratë që kërkonin në arsim.

Në një postim në Facebook, Mustafa ka shkruar se 500 mijë nxënës pësuan nga lojërat politike të Kadri Veselit.

“Pesëqindmijë nxënës pësuan tre javë mësim për lojëra politike të Kadri Veselit. Ai sot, në rolin e ‘Kryeministrit’ arriti marrëveshjen me Sindikatën për ndërprerjen e grevës. Z. Veseli i gjeti dhe i premtoi paratë, për të cilat Kryeministri Haradinaj deklarohej se nuk ka”, ka shkruar Mustafa.

“Nga kjo rezulton se z, Veseli si Kryetar i PDK-së dhe i Kuvendit i ka organizuar grevat prandaj edhe bëri marrëveshjen për dalje nga greva. Ndryshe si shpjegohet roli i Kryetarit të Kuvendit ( speaker -it) në këtë proces, kur këto janë përgjegjësi të ministrit të arsimit dhe të kryeministrit?! Shohim se çfarë marrëveshje tjetër do të bëjë z. Veseli javën e ardhshme”, ka shkruar ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0