Mustafa thotë se ka presion diplomatik që të bëhet sa më shpejt Qeveria

Mustafa thotë se ka presion diplomatik që të bëhet sa më shpejt Qeveria

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, e ka konfirmuar se ndërkombëtarët, saktësisht ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe Bashkimi Evropian janë duke insistuar që sa më shpejtë Kosova t’i krijojë qeverinë e re.

Mustafa pas takimit që zhvilloi sot me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abott në zyrat e LDK-së tha se ambasadat janë të interesuara të krijohet qeveria sa më shpejtë.

“Ambasadat janë të interesuara, që Kosova të ketë Qeveri dhe për këtë arsye vijnë dhe bisedojnë me ne. Edhe ne jemi të interesuar që sa më shpejt Kosova të bëhet me Qeveri”, ka deklaruar Mustafa për Indeksonline.

Ai ka konfirmuar se në mbledhjen e sotme të Kryesisë së partisë, do të trajtohet çështja e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, pasi kjo e fundit edhe “de jure” i dërgoi presidentit mandatarin për kryeministër.

“Ne e kemi mbledhjen e Kryesisë… sot. Do të bisedojmë lidhur me këtë çështje. Do të mundohemi që të gjejmë rrugë për me ba marrëveshje”, ka pohuar ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: