Mustafa për shkarkimet dhe dorëheqjet në AKP: Dikush po do të pasurohet me toka

Mustafa për shkarkimet dhe dorëheqjet në AKP: Dikush po do të pasurohet me toka

Të hënën ka dhënë dorëheqje Kryetari i Bordit të Drejtorëve të Agjencionit Kosovar të Privatizimit, Petrit Gashi. Ai ka thënë se dorëheqja e tij vjen si pasojë e shkarkimit të Drejtorit Menaxhues të AKP’së, Ekrem Hajdarit. E për të dyja rastet, ka reaguar kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, i cili ka thënë se ata që nuk vodhën dhe nuk manipuluan, u detyruan të largohen.
Mustafa këto ngjarje i ka komentuar në Facebook, ku ka thënë se Gashi që është një prej ekonomistëve më të mirë, jo vetëm në Kosovë por dhe më gjerë, është larguar sepse nuk bashkëpunon me krimin.

“Janë mbushur mbi tre vite që Kosova është kursyer nga aferat dhe skandalet në AKP, nga vjedhjet dhe manipulimet. Prandaj ata që nuk vodhën dhe nuk manipuluan as për vete as për të tjerët u detyruan të largohen”, ka shkruar Mustafa.

Ai tutje është shprehur se është e dhimbshme dhe zhgënjyese që pas punës së suksesshme që kanë bërë në AKP, drejtuesit e këtij agjencioni të detyrohen të shkarkohen dhe të japin dorëheqje.

Mustafa edhe një herë ka shprehur qëndrimin e tij dhe partisë së tij, duke thënë se pushteti duhet të largohet sa më parë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0