Mustafa: Kosova nuk guxon të qëndrojë në mes të SHBA-së dhe BE-së

Mustafa: Kosova nuk guxon të qëndrojë në mes të SHBA-së dhe BE-së

“Ne duhet ta mbajmë partneritetin me SHBA-të sepse pa ta nuk ka zgjidhje të Kosovës dhe nuk ka dialog përmbajtjesor dhe dialog që do ta ketë si rezultat njohjen reciproke”.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Musfata, ka thënë se sa i përket vendimit për heqjen e pjesshme të taksës 100 për-qind ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, Kosova nuk guxon të qëndrojë në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.

Në një intervistë ekskluzive për Klan Kosovën, Mustafa ka thënë se duhet të mbahet partneriteti me Shtetet e Bashkuara sepse pa to nuk mund të ketë zgjidhje për Kosovën.

“Sigurisht se unë do të kontaktoj edhe me Kurtin dhe do të bëjmë përpjekje që të gjejmë një zgjidhje, por zgjidhja është vetëm duke ruajtur partneritetin me SHBA-të dhe BE-në.

“Këto qëndrime duhet t’i harmonizojmë mes vete SHBA dhe BE – ne nuk guxojmë të qëndrojmë në mes të tyre. Çështjet e tyre duhet t’i zgjidhin ata mes vete, por ne duhet ta mbajmë partneritetin me SHBA-të sepse pa ta nuk ka zgjidhje të Kosovës dhe nuk ka dialog përmbajtjesor dhe dialog që do të ketë si rezultat njohjen reciproke”.

“Ne do të bëjmë përpjeke që edhe këtë çështje ta zgjidhim. Kemi pasur shumë sfida, e kemi edhe këtë një sfidë. Unë nuk flas sot për rrezikim të partneritetit, por flas për nevojën që ne të ulemi dhe t’i harmonizojmë qëndrimet dhe të gjejmë një zgjidhje sa më të mirë për Kosovën”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: