Mustafa jep sinjale se s’ka koalicion me VV-në

Mustafa jep sinjale se s’ka koalicion me VV-në

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa në një paraqitje para gazetarëve kur kanë mbetur edhe pak orë që të dorëzohen koalicionet parazgjedhore në KQZ ka dhënë sinjale që nuk do të arrihet marrëveshje me partinë e Albin Kurtit. Kjo sipas Mustafës, pasi që me VV-në po i ndajnë pakënaqësitë me pozitën e kryeministrit, por, që lideri i LDK-së, thotë se këta do të bashkëpunojnë pas 6 tetorit.

Mustafa ka deklaruar se kanë biseduar dje me kreun e VV-së, Albin Kurtin, e se thotë se për këtë akoma nuk ka ndonjë përgjigje definitive.

“Unë dje kam pasur një takim me Kurtin liderin e VV-së, kemi biseduar dhe kemi angazhuar edhe ekipet punuese në mënyrë që të shohim se çka mund të bëhet sa i përket ekipeve punuese, organizimit të Qeverisë edhe politikave themelore që ne si koalicion qeverisës do t’i kishim në të ardhmen, ka mbetë që ata të japin reflektimin e tyre lidhur me atë, akoma nuk kemi ndonjë përgjigje”, tha ai.

I njëjti ka shtuar se me VV-në kanë pika të përbashkëta, mirëpo, Mustafa pranoi se nuk heqin dorë nga pozita e kryeministrit.

“Natyrisht se ne jemi përcaktuar se koalicioni do të jetë i mundshëm por që ne vlerësojmë se është i mirë të bëhet sepse kemi pika të përbashkëta. Por, që ajo duhet të bëhet me një ambient që LDK duhet ta kishte kryeministrit për arsye vetëm në këtë mënyrë jemi të sigurtë që do të arrihet një program për të cilin kemi dëshiruar dhe kemi disponimin e an tërësisë të LDK-së, çdo zgjidhje tjetër na qon te ajo që të shkojmë veç e veç, të mbajmë relacionet që kemi ndërtuar këto dy vite dhe pas procesit zgjedhor pas 6 tetorit të ulemi të merremi vesh që qeverinë ta drejtojë ai që ka shumicën”, tha ai.

Sipas kreut të Lidhjes Demokratike, pozita e kryeministrit është ajo që po e zhagitë procesin për arritje të një marrëveshje.

“Nuk kemi ndonjë çështje tjetër për të cilën s’jemi pajtuar apo kemi divergjenca të mëdha posti i kryeministrit po e zhagit këtë proces, apo ndoshta po e pamundëson marrëveshjen”, ka thënë ai./Express/

COMMENTS

WORDPRESS: 0