Mustafa godet kundërshtarët e Xhamisë së Madhe: Protesta tregon kompleks inferioriteti, jemi 95 përqind myslimanë

Mustafa godet kundërshtarët e Xhamisë së Madhe: Protesta tregon kompleks inferioriteti, jemi 95 përqind myslimanë

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka shkruar se protestat e mbajtura sot për ndërtimin e Xhamisë së Madhe janë pjesë e ekspozimit demoratik.

Mustafa ka shkruar në Facebook se protesta tregon edhe kompleksin e inferioritetit tonë që të pajtohemi se jemi këta që jemi, rreth 95 perqind myslimanë.

“Por, në vend që të turpërohemi, do duhej të krenohemi, ashtu siç krenohen të gjithë njerëzit e botës për besimin e tyre në zot, për objektet e tyre monumentale fetare, pa marrë parasysh sesi e demonstrojnë besimin e tyre, si muslimanë, katolikë, ortodoksë, protestantë…. Tendenca që të diktosh besimin dhe objektet fetare, nuk përkon me respektimin tonë të ndërsjell dhe as me respektimin e vetëvetes. Pse duhet të na pengojë një xhami e madhe, një katedrale, një kishë në Prishtinë. Qytetet më të mëdha ua kanë vënë qytetarë të tyre vendet më të mira për xhami, siç është Londra. Është Tirana. Këtë e kam bërë edhe unë sa isha Kryetar i Prishtinës”, ka shkruar Mustafa derisa, ka pasur edhe një kërkesë për kreun e Prishtinës.

“E inkurajoj Kryetarin Ahmeti të vazhdojë me ofrimin e zgjidhjes më të mirë për ndërtimin e kësaj xhamie. Të mundohesh që të paraqitesh ai që nuk je, s’është asgjë më pak sesa primitivizëm”, tha ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0