Musliu: Elita politike tash e 20 vjet që vjen nga UÇK e kanë lënë statusin e veteranit në këtë gjendje

Musliu: Elita politike tash e 20 vjet që vjen nga UÇK e kanë lënë statusin e veteranit në këtë gjendje

Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), e konsideron të tmerrshme se si elita politike që vjen nga kategoria e veteranëve luftëtarë e kanë lejuar të vije në këtë pikë statusi i veteranit.

“Është e tmerrshme që në një vend si Kosova që më së pari kjo elitë që sot na udhëheqë, tash e 20 vjet e kam fjalën, jo veç sot që dalin pikërisht nga kjo kategori e veteranëve që kanë qenë domethënë luftëtarë, e që kanë lejuar më së pari me lënë statusin e veteranit kështu qysh e kanë lënë për 20 vjet. Më së pari kjo është e papranueshme, sepse një vlerë sublime çfarë e kemi ne UÇK-në që një herë në histori ndoshta pas Skënderbeut kemi mbërri me pas një organizim qysh duhet edhe me bë një rezistencë qysh duhet, si popull përmes një ushtrie çfarë ka qenë UÇK-ja, e kemi përdhosë deri në këtë masë sa që më nuk po mundemi thjesht me u mbështetë në kurrgjë hiç.”, tha ai.

Musliu gjithashtu tha që rregullimi i Ligjit për Veteranët, degradoi në këtë shkallë vetëm për të siguruar pushtetin, përcjellë rtv21.tv “Dhe tash ky proces që në fund u tentua me u rregullua përmes këtij ligji, degradoi deri në këtë shkallë sa që gjithçka është shndërrua në përfitim biznesi, po që në fund të fundit e kanë një qëllim e kanë sigurimin e pushtetit, e kanë qëllim mbajtjen e këtij pushteti dhe këto janë përnjëmend vota, këto shifra të këtyre veteranëve, të cilët përfitojnë në mënyrë të kundërligjshme janë 3×5 anëtarë familjarë, të cilët janë votues potencial në secilat parë zgjedhje.”, tha Musliu./21Media

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0