Murati: Të gjithë të punësuarit e rinj me kontrata nga korriku e këndej, do të mbështeten financiarisht

Murati: Të gjithë të punësuarit e rinj me kontrata nga korriku e këndej, do të mbështeten financiarisht

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, gjatë një konference të mbajtur për media sot, ka treguar detaje rreth mbështetjes së punësimit nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike, ku për të gjithë të punësuarit e rinj nga muaji korrik i këtij viti, që kanë kontrata të nënshkruara me punëdhënësit dhe janë të deklaruar në ATK, do të mbështeten me mjete financiare sipas kategorisë që i takojnë.

Sipas Muratit, mbështetja për të punësuarit do të kualifikohet në kuadër të tri masave konkrete që ka përpiluar ministria, që janë masa 1.1, masa 1.2, dhe masa 1.3.

Për punëtorët të cilët i takojnë masës 1.1 (këtu mund të shihni nëse kualifikoheni: https://apps.atk-ks.org/Subvencionim ) dhe punësohen në bazë të kritereve të kësaj mase, mbështetja do të jetë 3 muaj nga 100 euro.Reklama e sponzorizuar

Ndërkohë për punëtorët që i takojnë masës 1.2 dhe asaj 1.3, që janë punësuar/deklaruar prej periudhës tatimore korrik 2021 e tutje (e që nuk kanë qenë të punësuar/deklaruar në periudhën qershor 2021) mbështetja do të jetë 3 muaj nga 50 euro.

“Në kuadër të masave për mbështetjen e punësimit dhe formalizimit të punëtorëve, kemi vendosur që të mbështesim të gjithë të punësuarit e rinj, që janë të deklaruar në ATK prej periudhër deklaruese korrik 2021 e tutje dhe që kanë kontrata të nënshkruara”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga ministri Murati.

Për këto mjete të të punësuarve të rrinj, Murati thotë se kanë përgatitur edhe forma standarde të kontratave të punës të cilat mund të përdoren nga të gjithë.

Format e kontratave do të mund t’i gjeni në ëebfaqe të MFPT, dhe ditëve në vijim sipas paralajmërimeve do të ofrohen edhe kopje fizike nëpër zyret rajonale të punësimit.

Aplikimi për subvencionim për punëdhënësit tashmë është i hapur tek platforma EDI në ATK, kurse aplikimi për punëmarrësit do të hapet ditëve në vijim, tregoi Murati.

Ndërkohë, aplikimi rreth këtyre përfitimeve do të jetë i hapur vetëm deri më 15 tetor. 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0