Murati: Qeveria Haradinaj zhvati shtetin, shkeli edhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit

Murati: Qeveria Haradinaj zhvati shtetin, shkeli edhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit

Hekuran Murati nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, tha se gjatë dy vjetëve të fundit ligjet nuk janë përfillur fare. Ia rritën vetës pagat , një vendim ad-hoc pa analizë paraprake se si e afekton kjo buxhetin e Kosovës.

“Janë marrë vendime kundër interesave të Kosovës, si vendimi për 54 milionë euro që iu falën Bechtel Enkas. Madje – madje ka pasur keqpërdorime edhe me buxhetin për festat e pavarësisë. Taksa mund të ketë ndikuar tek disa kompani, por kjo nuk është reale për të gjithë Kosovën. Çdo qeverisje qe 20 vjet e kanë ngulfat ekonominë dhe prodhuesin vendor në Kosovë”, tha ai sonte në emisionin “Debat”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij, zhvillimi ekonomik është ngulfat me keqpërdorime e korrupsion, me mungesë të sistemit të pavarur gjyqësor. Disa kompani ndoshta kanë performuar më mirë, thotë ai, por në nivel të Kosovës kjo nuk ka ndodhë.

“Ju e keni hequr akcizën në duhan dhe keni shkelë marrëveshjen për stabilizim asociim, prandaj nuk ka liberalizim të vizave. I vetmi rast në botë është Kosova, ku në burgje ka më shumë staf se të burgosur. I kemi 1600 të burgosur e 1750 persona që punojnë në burgje”, tha ai.

Sipas tij, ka raste ku investimet e huaja direkte janë zero, nuk ka investime e tani po tërhiqet edhe IPKO.

“Gjatë dy vjetëve të fundit ligjet nuk janë përfillur fare. Ia rritën vetës pagat , një vendim ad – hoc pa analizë paraprake se si e afekton kjo buxhetin e Kosovës. Janë marrë vendime kundër interesave të Kosovës, si vendimi për 54 milionë euro që iu falën Bechtel Enkas, tha ai.

Sipas Muratit, qëllimi i kësaj qeveria është veç me “zhvat shtetin”. Këtë logjikë për zhvatjen e qytetarit, shtetit, shtoi ai, e patën edhe partitë tjera.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0