Murati: Qeveria e kaluar i ka ndarë 10 milionë euro për rrymën në veri

Murati: Qeveria e kaluar i ka ndarë 10 milionë euro për rrymën në veri

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se Qeveria e kaluar i ka ndarë 10 milionë euro KOSST-it vitin e kaluar për të paguar rrymën në veri të vendit.

“U tha disa herë Qeveria ka vendos me i dhanë 11 milionë euro për KOSTT, kjo është shpifje bile janë deputetët e opozitës që kanë thënë se Qeveria duhet me i pagua, por nëse dojnë me ditë cila Qeveri ka bërë pagesë të tillë, me 26 nëntor të vitit të kaluar i janë transferua KOSTT 10 milionë euro. Janë paguar 10 milionë euro, vendimin Qeveria e juaj e ka marr në gusht dhe i ka bërë transfere Blerim Kuçi dhe pyetni a i ka transferuar 10 milionë euro”, tha ai.

Këto diskutime u bën sot në Kuvendin e Kosovës në seancën e thirrur nga deputetët e opozitës për të diskutuar lidhur me shtesat për pensionistët, mjekët dhe zyrtarët policorë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0