Murati i VV-së – Qeverisë: Ku mbetën 300 milionë euro, pse nuk po përkrahen qytetarët dhe bizneset

Murati i VV-së – Qeverisë: Ku mbetën 300 milionë euro, pse nuk po përkrahen qytetarët dhe bizneset


Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati,  ka akuzuar Qeverinë Hoti që nuk po i përkrah qytetarët dhe bizneset.

Ai përmes një shkrimi në “Facebook” ka thënë se Qeveria ka në dispozicion 300 milionë euro të siguruara nga marrëveshjet ndërkombëtare, mjete këto që edhe pas ratifikimit në Kuvend të marrëveshjeve nuk po përdoren.

Statusi i plotë:

Janë rreth 300 milionë euro financim e kredi shtesë që Kuvendi i ka vënë në dispozicion kësaj qeverie jolegjitime për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve e bizneseve.

Ne si Lëvizje Vetëvendosje! i kemi votuar të gjitha marrëveshjet financiare ndërkombëtare për të mundësuar ratifikimin e tyre me 80 vota, megjithëse jemi në opozitë.

Ku mbetën këto para? Pse nuk po ndihmohen qytetarët e bizneset tani?

Pse po u dashka të preken kursimet e qytetarëve, kur kjo qeveri i ka 300 milionë euro në dispozicion? Apo ndoshta këto para po i ruajnë për t’u dhënë tenderë firmave të veta?

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0