Murati i VV-së: Duhet urgjentisht rindërtimi i TC Kosova A

Murati i VV-së: Duhet urgjentisht rindërtimi i TC Kosova A

Pas publikimit të lajmit se “Contour-Global” ndalon planet për ndërtimin e fabrikës së qymyrit në Kosovë, ka reaguar deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati.

Ai ka thënë se tani nuk duhet të humbet kohë dhe se duhet të fillojë sa më shpejtë rindërtimi i TC Kosova A.

“Tash s’duhet me humb kohë, por me fillu sa më shpejt rindërtimin e TC Kosova A. Ekonomisë tonë i duhet furnizim i qëndrueshëm me rrymë, dhe me çmim të përballueshëm”, ka shkruar Murati.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka nënshkruar në fund të vitit 2017 marrëveshjen komerciale me kompaninë amerikane Contour Global për ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re me kapacitet 500 megavat, i cili do të kushtonte 1.3 miliard euro.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: