Murati: Fabrika e Tubave në Ferizaj iu është shitur një personi që si dihej prejardhja e pasurisë

Murati: Fabrika e Tubave në Ferizaj iu është shitur një personi që si dihej prejardhja e pasurisë

Hekuran Murati anëtari i Komisionit Hetimor Parlamentar për Privatizimin, ka thënë se privatizimi i fabrikës së “Tubave” në Ferizaj, iu është shitur një personi i cili nuk ka pasur se si të arsyetoj prejardhjen e parave me të cilat bleu fabrikën.

Këtokomente ai i bëri gjatë seancës ku po dëshmon ish zv- drejtori i AKM-së, Ahmet Shala.

Murati foli edhe për rregulloren e procesit të Privatizimit ku tha se e njejta ka qenë e dizajnuar në atë mënyrë qe të ketë mundësi të komprometimit të procesit.

“Sa i përketë shitjes së Fabrikës së Tubave në Ferizaj e ka blerë një punëtor i thjeshtë Arian Hasani, i cili e ka pasë në pronësi një banesë dy dhomëshe.
Si është e mundur që një person me një banesë dy dhomshe të ketë mundësi të blejë një fabrikë prej 3.66 milion euro e ju po flisni që ju i keni vlerësuar edhe pasurinë e këtu po e lartësoni procesin”
“…sipas të dhënave pas 4 vitesh kjo pronë i është shitur “MABETEX” ia ka shitur vëllait të Pacollit ku dmth sipas të dhënave ky ka investu pastaj e ka shitur fabrikën me çmimin e blerjes”, ka thënë Murati.

Murati tha se fabrika ka pasur edhe proces gjyqësor dhe për këtë kishte vendim të gjykatës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0