Murati: Duhet menaxhim më i mirë i RTK-së, Trustit i miratohet buxheti me 600 mijë euro ulje të shpenzimeve

Murati: Duhet menaxhim më i mirë i RTK-së, Trustit i miratohet buxheti me 600 mijë euro ulje të shpenzimeve

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Hekuran Murati pas mbledhjes së mbajtur sot tha se e kanë diskutuar raportin e RTK’së, ku është kërkuar që të ketë ulje të shpenzimeve dhe inkasimit të të hyrave.

“Për RTK’në, kishte diskutime për sa i përket qendrueshmërisë afatgjatë të RTK’së. Gjendja e cila është tani, nuk është që ka qendrueshmëri afatgjatë, pa pasur ristrukturim të thellë e po ashtu, pa pasur një rritje të të hyrave, pra një menaxhim të mirë, ulje të shpenzimeve të panevojshme, ristrukturim sa i përket stafit dhe menaxhim më të mirë të shpenzimeve”, ka thënë Murati.

Ai po ashtu ka treguar se është miratuar raporti i Trustit me ulje të shpenzimeve prej 600 mijë euro.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0