Murati–deputetëve: Kush nuk e voton heqjen e homologimit e mbron interesin e Devollëve

Murati–deputetëve: Kush nuk e voton heqjen e homologimit e mbron interesin e Devollëve

Deputeti i VV-së, Hekuran Murati, i cili ka propozuar ndryshimin e Ligjit për Automjete, ka thënë se ata që votojnë kundër heqjes së homologimit, janë pro monopolit të Devollëve.

Murati deklaroi se me votimin e ndryshimit të Ligjit për Automjete, fillon shkapja e shtetit.

“Me këtë projektligj, këtij grupi i prehet një damar i kapjes së shtetit dhe fillon shkapja. Ky projektligj e ka vetëm një nen. Ata që janë kundër këtij projektligji janë pro mbrojtjes së interesave të Devollit. Është Republika vs. Devolli”, ka deklaruar Murati.

Murati tha se për shkak të homologimit, po bëhet zhvatje vjetore deri në 4 milionë euro.

“Homologimi është i panevojshëm, përbën barrierë tarifore. Kemi të bëjmë me zhvatje vjetore deri në 4 milionë euro dhe ato i shkojnë vetëm një kompanie”, ka thënë Murati. 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0