Mungesa e votave pro demarkacionit “frustron” partnerët e koalicionit

Mungesa e votave pro demarkacionit “frustron” partnerët e koalicionit

Dështimi për ta votuar demarkacionin, në ditën kur Kosovën e vizitoi si rrallëherë një delegacion i lartë nga Brukseli, ka acaruar partnerët e koalicionit.

Partia Demokratike e ka cilësuar të rëndë ditën e mërkurën, derisa të panevojshme e ka quajtur edhe komplikimin e orëve të vona mes AAK-së dhe LDK-së për shkak të pretendimeve për ndryshime në projektligj, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkaq opozita është ankuar se në pamundësi për t’i bërë votat dhe për shkak të problemeve brenda koalicionit, kryeministri Haradinaj po e zhvendos vëmendjen tek ta.

Një ditë pas dështimit të tretë të seancës së demarkacionit kryetari i kuvendit, Kadri Veseli, ka mbledhur partinë, ku njëra prej temave të diskutimit ka qenë edhe demarkacioni.

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se shefi i tij partiak ka qenë i vendosur që të enjten ta votojnë Marrëveshjen, në mënyrë që kur të ndodhte takimi me Junckerin, Mogherinin dhe Hahnin t’i thonë se Kosova e ka plotësuar kushtin e fundit për liberalizim të vizave.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0