Muharremaj gjen në punë vetëm një punëtore në QMF

Muharremaj gjen në punë vetëm një punëtore në QMF

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë me dije se gjatë vizitës që i ka bërë Qendrës së Mjekësisë Familjare në Studenqan, në vendin e punës ka gjetur vetëm një punëtore.

Muharremaj ka paralajmëruar se do të merren masa ndaj të gjithë atyre që nuk kanë qenë në vendin e punës.

“Sapo vizitova Qendrën e Mjekësisë Familjare në Studenqan, dhe përveç Kaltrina Përzhakut, askush nuk ndodhet në vendin e punës në orën 08:00. Do të merren masa menjëherë me zbritje të rrogës dhe masa të tjera. Askush nuk do të lejohet të abuzoj me shërbime publike”, ka shkruar Muharremaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0