MTI inspekton marketet për vendosjen e flamujve, Shala thotë që s’ka tolerime

MTI inspekton marketet për vendosjen e flamujve, Shala thotë që s’ka tolerime

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, ka paralajmëruar se do të gjobiten të gjitha marketet që nuk vendosin flamujt e prejardhjes pranë produkteve, raporton Ekonomia Online.

Shala ka sqaruar se inspektorët e MTI-së kanë dalë në terren për të shikuar nga afër zbatimin e vendimit.

Ai ka kërkuar nga pikat shitës që të zbatojnë vendimit, por edhe të mosmanipulojnë me vendosjen e flamujve të vendeve të tjera.

“Me qëllim të zbatimit të Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit sot kam kërkuar nga Inspektorati i Ministrisë Tregtisë të vazhdojë me inspektorat ka kanë kërkuar edhe mbështetje nga tjerët me bërë inspketimet më qëllim me pa se deri ku po zbatohet vendosja e flamurit afër produktit”.

“Kërkoj nga pikat shitëse me zbatuar në përpikëri ketë ligj dhe mos me lejuar mu krijuar manipulime për produktet ku vendoset flamuri në produktin tjetër”.

“Inspektorati nuk do të jetë tolerant, cila do pikë shitëse që të jetë ku vërehen se nuk po zbatohet ligji do të ketë dënime. Në raste të caktuara ku janë bërë shkelje te mëdha inspektorati ka ndërmarre edhe masa”.

Shala u ka dhënë mundësinë medieve për të vendosur se ne cilën pikë shitëse duan të kryhen inspektimet.

COMMENTS

WORDPRESS: 0