MPJ ia ndalon Vulinit hyrjen në Kosovë

MPJ ia ndalon Vulinit hyrjen në Kosovë

Ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin nuk do të mund të hyjë në Kosovë nesër për të marrë pjesë në festimet e Vidovdanit
Atij i është ndaluar hyrja në shtetin e Kosovës. Kjo është konfirmuar nga këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj.

“Jo, nuk do të lejohet që të hyjë në Kosovë”, ka thënë Zymberaj për Express.
Vulin është i vetmi zyrtar serbë që i është ndaluar hyrja në Kosovë, e kjo ka ndodhur për shkak të deklaratave të tij nacionaliste kundër Kosovës.

Nesër pritet të mbahen manifestime për festën religjioze ortodokse – Vidovdanit.
Policia e Kosovës njoftoi se ka hartuar planin operativ në lidhje me mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

COMMENTS

WORDPRESS: 0