Mosfurnizimi me energji dhe kostot e lartë rrezikojnë mbylljen e shumë bizneseve

Mosfurnizimi me energji dhe kostot e lartë rrezikojnë mbylljen e shumë bizneseve

Mosfurnizimi me energji dhe kostot e mëdha që u faturohen bizneseve në Kosovë, po e rrezikojnë veprimtarinë e këtyre të fundit.

Kryetari i Odës Ekonomike (OEK), Berat Rukiqi në një konferencë për medie  tha se energjia elektrike po mbetet sfidë e funksionimit të bizneseve në Kosovë.

“Janë dy çështje që këto dy ditë i kanë ngritë bizneset tek ne dhe Klubi i Prodhuesve. Kanë kërkuar vëmendjen tonë dhe të institucioneve për me i trajtuar këto çështje sepse nëse nuk rregullohen rrezikohet veprimtaria e tyre”.

“Energjia elektrike mbetet ndër barrierat kryesore jo vetëm për koston edhe për furnizimin e rregullt. Në këtë fazë është menduar që do të kemi dy lëvizje që e ndihmojnë prodhuesin mirëpo për shkak të problemeve edhe këto dy alternativa nuk po mundësohen”.

Ai ka thënë se nëse nuk liberalizohet tregu i energjisë deri me 1 prill, shumica e bizneseve do të mbyllen.

Mundësia e vetkonsumit të energjisë, një ndalesë që nuk ka bazë teknike dhe çështja e dytë për kocidencë është çështja e tregut të energjisë. Prej 1 prillit supozimi është që do të ketë liberalizim mirëpo po del që nuk ka liberalizim praktik. Ne kërkojmë veprim të shpejt dhe urgjent”.

“Nëse nuk zgjidhet çështja e tregut deri më 1 prill shumica e bizneseve nuk kanë interes të punojnë sepse kosto do të jetë 30 ose 40% më e lartë. Ne kemi kërkuar që ta kemi një takim me kryeministrin dhe komisionin parlamentar për energji dhe ti diskutojmë këto anomali”.

Kryetari i Klubit të Prodhuesve, Astrit Panxha ka thënë se mohimi i vetkonsumit me energji për bizneset nga ZRrE-ja është i padrejtë, raporton EO.

“Do ta shpreh shqetësimin për sektorin e prodhimit sepse mohimi i të drejtës për vetkonsum nuk ka logjik sepse shumica e vendeve të rajonit investojnë mjete të mëdha në burime alternative të energjisë”.

“Ndërkaq në Kosovë, ZRrE pa asnjë të drejtë ua mohon këtë. Me liberalizim të tregut në botë ulen çmimet ndërkaq në Kosovë fuqizohet kompania dhe rriten çmimet. Humbjet vjetore të prodhimit nga mosfurnizimi me energji elektrike është 300 milionë euro”.

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane (OEAK), Arian Zeka, tha se problemet me energji elektrike po ndikon negativisht në ardhjen e investitorëve të huaj.

“Nëse vazhdojmë me këtë tendencë të të bërit biznes, ne po e përkeqësojmë edhe më tej ambientin e të bërit biznes. Zyra e Rregullatorit të Energjisë pavarësisht që është e pavarur ajo duhet të jap llogari te Kuvendi”.

“Çmimi që paguajnë bizneset është paradoksale. Bizneset po vazhdojnë të subvencionojmë energjinë elektrike”, tha ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0