Mosdekretimi i Cakajt nga Meta, Baton Haxhiu polemizon me Andi Bushatin

Mosdekretimi i Cakajt nga Meta, Baton Haxhiu polemizon me Andi Bushatin

Gazetari nga Kosova, Baton Haxhiu, ka polemizuar me gazetarin nga Shqipëria, Andi Bushati, për mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm i Shqipërisë nga presidenti shqiptar, Ilir Meta.
Bushati e ka cilësuar servil Cakajn, teksa ka përshëndetur vendimin e Metës për të mos e dekretuar ministrin e propozuar nga Edi Rama.

“Ky servilizëm i pështirë, i denjë për një zyrtar të nëntshtruar, që çon raport shefit edhe kur pi kafe me gazetarë, përtej çdo debati kushtetues i jep të drejtë Ilir Metës në zgjedhjen që ka bërë”, ka shkruar Bushati sot.

“Sepse Shqipëria nuk e ka luksin të ketë ministër të Jashtëm një çilimi kamikaz që ka si të vetmen vlerë përunjësinë e verbër ndaj padronit”, ka thënë ai.

Haxhiu i ka reaguar Bushatit, pas shkrimit të publikuar.

“Bushat, e lexova shkrimin tend qe ne nje fare menyre ishte reagim edhe ndaj qendrimit tim per Ilir Meten. Jam ne Edinburg dhe po mundohemqe te shkruaj shkurte.
Me poshte po te jap arsyet se ku eshte gabuar. E cmoi guximin per te cilesuar kete vendim historik. Mendoi se kam arsye te te shkruaj se jeta institucionale ka nje ndergjegjje, dhe ajo per cka nuk pajtohem eshte kjo;”, nis shkrimi i Haxhiut.

“Vendimi i Metes per mosdekretimin e z. Gent Cakaj eshte veprim antikushtetues dhe denigrues per institucionin qe ai perfaqeson, dhe vecanerisht denigrues dhe percmues per kandidatin e propozuar per minister.

Meta perdore disa arsye ne letren e tij, e qe ne fakt jane qendrime politike, partiake, personale qe fatkeqesisht dhe pasuksesshem tenton t’I paraqes si argumente juridike.

E para, Presidenti konstaton se Gent Cakaj ka mungesë të qartë të përvojës politike, diplomatike, administrative, shtetërore, në secilin element dhe në TËRËSI. Z. Cakaj ka me shume se nje vit pune ne Qeveri, fillimisht si keshilltar e pastaj si zv. Minister. Pra arsyetimi per mungese se pervojes ne teresi eshte krejt I pasakte. E dyta, pervoja politike nuk eshte as kategori ligjore e as kusht formal per mbajtje te postit publik.

E dyta, ne perpjekje per te denigruar figuren e tij duke e cilesuar si te rrezikshem, Meta nderhyn drejperdrejt dhe ne menyre flagrante ne punen e qeverise dhe institucioneve te tjera te sigurise, te cilat kane bere vleresimin e duhur politik dhe te sigurise per pershtatshmerine e figures se z. Cakaj per postin e propozuar.

E treta, Meta perdor jashte kontekstit nje deklarate te meparshme mediatike te z. Cakaj kinse per te treguar qendrimet politike te rrezikshme qe ai perfaqeson. Z.Cakaj ne deklaraten e tij flet per angazhimin e shtuar politike e diplomatic te BE-se qe te mbylle te gjitha ceshtjet e hapura kufitare ne rajon, qe nga kontesti per demarkacionin me Malin e Zi, kufiri Kosove-Serbi dhe vija kufitare Shqiperi Greqi.

Eshte per keqardhje qe presidenti vendose te perdor si argument nje sulm te orkestruar nga media opozitare ne njollosje te figures se z. Cakaj.

Tjetra, duke iu referuar shtetesise se dyfishte si nje arsye per papershtashmerine dhe rrezikshmerine e kandidatures se z. Cakaj, Ilir Meta hapur shkel nje nga parimet me bazike kushtetuese – ate te barazise se plote te gjithe qytetareve para ligjit. Per me shume, sadoqe qe mundohet te paraqitet si kampion i ceshtjes se Kosoves, me kete akt ai ne fakt tjeterson stetesine kosovare duke konsideruar qytetaret me shtetesi te dyfishte dhe kosovare si persona te dores se dyte dhe te rrezikshem.

Ilir Meta sot foli si diletant juridik, inatci politik dhe pa asnje nevoje dhe arsye hapi nje konflikt serioz politik brendashqiptar. Perpjekja e tij per t’i veshur petkun juridik e kushtetues nje deklarate skandaloze dhe denigruese perben nje akt politik sa te turpshem per institucionin e presidentit aq edhe te paprecedent ne jeten institucional ne pluralizem”, shkruan Haxhiu.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0