Mjekët bëjnë thirrje që të mos përdoret terapia për COVID-19 e shpërndarë në rrjetet sociale

Mjekët bëjnë thirrje që të mos përdoret terapia për COVID-19 e shpërndarë në rrjetet sociale

Një postim me një terapi me medikamente për Covid e shpërndarë në rrjetet sociale po konsiderohet e rrezikshme për shëndetin e qytetarëve pasi përmban konsumim të antibiotikëve dhe oksigjenit pa përshkrimin e mjekut.

Mjeku shqiptar në diasporë Dr. Fahri Beqa ka reaguar duke thënë se ky mesazh është një ‘fake news’ dhe se nuk duhet të përdoret pa vendim të mjekut.

“Ky mesazh nuk ka asgjë të përbashkët me mjekësinë e bazuar në evidencë (Evidence-based medicine), edhe pse disa këshilla këtu mund të jenë të vlefshme”, ka deklaruar Beqa.

Edhe mjeku tjetër Dr. Besnik Ibishi ka deklaruar se terapia që po shpërndahet për vetëtrajtimin tek rastet me Covid-19, është një lajm tendeciozë, jo i bazuar dhe ndikon negativisht tek personat e shëndoshë dhe tek ata të prekur me COVID 19.

“Udhëzime dhe rekomandime të pranuara janë ato që vin nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë”, ka deklaruar Ibishi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0