Miratohet rezoluta për unifikimin doganor Kosovë – Shqipëri

Miratohet rezoluta për unifikimin doganor Kosovë – Shqipëri

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot rezolutën për unifikimin doganor ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Kjo rezolutë është propozuar nga deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Visar Ymeri.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, PSD-ja i ka bërë thirrje qeverisë që të angazhohet sa më shpejt për realizimin e kësaj rezolute që do të lehtësojë qarkullimin e mallrave në mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke i dhënë shtytje zhvillimit ekonomik të të dyja vendeve.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0