Ministrja Hoxha përsëri e kërkon “dhuratën” nga Bashkimi Europian

Ministrja Hoxha përsëri e kërkon “dhuratën” nga Bashkimi Europian

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka shkruar në Facebook se votimet në Parlamentin Evropian hoqën dilemën e rrezikimit të projektit të Bashkimit Evropian. Hoxha ka kërkuar edhe një herë mbështetje në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën

Hoxha ka shkruar se rritja e paralajmëruar e ekstremit të djathtë dhe euroskepticizmit nuk përbën më arsyetim për vonesat në marrjen e vendimit për liberalizimin e vizave për kosovarët.  

“Andaj, presim dhe kërkojmë të ketë vendim sa më shpejt. Republika e Kosovës ka përmbushur kriteret – tani radha është te BE-ja ta përmbush pjesën e vet të marrëveshjes! Qytetarët tanë meritojnë të lëvizin të lirë!”, ka shkruar Hoxha.

Ndërkaq zgjedhjet e mbajtura për Parlamentin Evropian, Tanja Fajon është zgjedhur përsëri raportuese e Kosovës. Fajon ka marrë shumicën e votave nga Social Demokratët, e kësisoj do të vazhdojë të jetë pjesë e legjislaturës së deputetëve të Parlamentit Evropian.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0