Ministrja Hajdari thotë se po kujdeset për 3 çështje të rëndësishme për qytetarët

Ministrja Hajdari thotë se po kujdeset për 3 çështje të rëndësishme për qytetarët

Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari ka nxjerrë sot tri urdhëresa, pas situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Në njoftimin e ministrisë, thuhet se janë trajtuar ankesat e qytetarëve dhe për t’u zbatuar vendimi i qeverisë për emergjencën e shëndetit publik, Ministrja ka nxjerrë tri urdhëresa.

Ato janë,  për menaxhimin e çmimeve, për sigurimin e ofrimit të shërbimeve të komunikimeve elektronike dhe shërbimeve postare gjatë emergjencës së shëndetit publik, për zbatimin e masave ndaj veprimtarive ekonomike lidhur me emergjencën e shëndetit publik.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: