Ministrja Bajrami njofton se nga e hëna nis mësimi online nga klasa e parë deri në të nëntën

Ministrja Bajrami njofton se nga e hëna nis mësimi online nga klasa e parë deri në të nëntën

Ministrja e Arsimit Hykmete Bajrami ka njoftuar se nga dita e hënë do të fillojë mësimi online nga klasa e parë deri në të nëntën.

Transmetimi i mësimit online do të mundësohet nga RTK-ja dhe materialet televizive do të jenë në uebfaqen e MASHT’it.

“Transmetimi i mësimit online ka filluar që nga data 23 mars 2020 në Radio Televizionin e Kosovës dhe në ueb faqen e MAShTI-t eMesimi për lëndët mësimore (gjuhë dhe matematikë).Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se nga e hëna (datë 06 prill 2020) përmbajtja e mësimit në distancë do të zgjerohet duke mbuluar shumicën e lëndëve mësimore për klasat 1-9. Transmetimi televiziv do të mbulohet nga Radio Televizioni i Kosovës, sipas kalendarit të bashkëlidhur, ndërsa të njëjtat materiale janë në dispozicion edhe në ueb faqen eMesimi”, ka shkruar Bajrami./GazetaExpress/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0