Ministrja Bajrami arsyeton vonesat, pagesa prej 170 euro për punëtorët po implementohet

Ministrja Bajrami arsyeton vonesat, pagesa prej 170 euro për punëtorët po implementohet

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se Pakoja Emergjente e aprovuar nga Qeveria “Kurti” është duke u implementuar dhe se punëtorët e sektorit privat shpejtë do të përfitojnë nga pagesa prej 170 euro.
Ajo tha se vonesat kanë ndodhur për shkak se Komisioni Verifikues ka hasur në disa probleme, raporton EkonomiaSot.
“Pakoja emergjente po implementohet e tëra dhe ne tani me rishikim të buxhetit do të akomodojmë dhe gjejmë financim shtesë të pakos emergjente. Është duke u implementu dhe nuk ka asnjë ndalesë por komisioni verifikues ka hasur në disa pengesa teknike për shkak të verifikimit të dhënave ku ka disa gabime që e kanë bërë aplikuesit”, tha Bajrami

Këto komente Bajrami i ka bërë në Komisionin për Buxhet dhe Transfere derisa po prezantonte disa iniciativa ligjore të ministeisë që drejton.

“Nuk ka asnjë pengesë dhe ne i qëndrojmë mbrapa pakos dhe po implementohet”, tha ajo.


COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0