Ministria e Integrimeve paguan 946 euro për fotografinë e Thaçit

Ministria e Integrimeve paguan 946 euro për fotografinë e Thaçit

946 euro janë shpenzuar nga buxheti i Qeverisë së Kosovës për një fotografi të presidentit Hashim Thaçi.

Por një pikturë e Skënderbeut, i ka kushtuar shtetit 146 euro më lirë sesa fotografia e presidentit.

Ministria e Integrimeve Evropiane i ka harxhuar 946 euro për një fotografi të presidentit Thaçi. Në anën tjetër, Ministria e Punëve të Jashtme ka shpenzuar 800 euro për një pikturë të heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Ministria e udhëhequr nga Dhurata Hoxha ka shpallur fituesin e tenderit për “furnizim me korniza dhe fotografi të presidentit të Republikës së Kosovës”, para rreth dy javësh. Fitues është përzgjedhur Afrim Llalloshi, me vlerë të përgjithshme të kontratës prej 946 eurove.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0