Ministri Zemaj thotë se masat kufizuese po sjellin rezultate pozitive

Ministri Zemaj thotë se masat kufizuese po sjellin rezultate pozitive

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, thotë se masat e ndërmarra nga institucionet shtetërore në menaxhimin e pandemisë Covid-19 kanë filluar të prodhojnë rezultate pozitive.

Sipas tij ky është rezultat i kujdesit që qytetarët kanë manifestuar ditëve të fundit duke bartuar maska mbrojtëse, ruajtur distancën fizike, mbajtur higjienën personale e kolektive dhe mbi të gjitha duke ngritur nivelin e përgjegjësisë dhe të sjelljes përballë një rreziku siç është Covid-19.

“Ne presim që këto rezultate të përmirësohen edhe më tej, ndërsa, përgjegjësia na thërret që të vazhdojmë me disiplinë, kujdes, zbatim edhe më rigiroz të masave e rekomandimeve të profesionistëve me qëllim që puna e personelit shëndetësor dhe shërbimeve të tjera të lehtësohet dhe shëndeti i popullatës të ruhet”, deklaron ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0