Ministri Selimi: Në Uashington shkojmë të përgatitur

Ministri Selimi: Në Uashington shkojmë të përgatitur

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se delegacioni i Kosovës do të shkojë i përgatitur.

Sipas ministrit të Drejtësisë, që thotë se në koalicionin qeverisës është përfaqësues i AAK’së për dialog, në Uashington do të flitet për cështje ekonomike.

“Sa i përket temave në Uashington ne kemi paralajmëruar që do ta jetë për bashkëpunimin ekonomik por Kosova i ka temat që do të diskutojë me Serbinë. Dua të ju siguroj që delegacioni i Kosovës është i përgatitur”, ka thënë ai.

Më 4 shtator Kosova dhe Serbia do të mbajnë takim në Uashington. Ndonëse takimi ishte thirrur më 2 shtator, ai është shtyrë për dy ditë më vonë. Ndërkaq një takim mes të dyja vendeve, por në nivel ekspertësh po zhvillohet sot në Bruksel. E një takim tjetër, po në Bruksel pritet të mbahet më 7 shtator.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0